Aktivistja për mbrojten e të drejtave të grave, Zana Avdiu, ka reaguar pas vrasjes së gruas nga burri i saj në Pejë.
Avdiu në Facebook ka bërë thirrje ndaj grave që të luftojnë për liri, duke thënë se “burrat nuk e kane asnje pike vlere ma shume se ju.”
“Nuk keni pse me i pyet bash per kurgjo, as me iu nenshtru, as me i ngu e as mu ndje inferiore ndaj tyne. E di qe ju mesojne prej femijerise, ama mos hiqni dore prej vetes tuaj.”
“Per ju, e rendesishme eshte vec jeta juaj! Jetoni qysh ju doni!” – ka shkruar ndër të tjera ajo.
Statusi i plotë:
Gra e vajza, luftoni per liri. Burrat nuk e kane asnje pike vlere ma shume se ju. Zero, zero, zero!
Nuk keni pse me i pyet bash per kurgjo, as me iu nenshtru, as me i ngu e as mu ndje inferiore ndaj tyne. E di qe ju mesojne prej femijerise, ama mos hiqni dore prej vetes tuaj.
Per ju, e rendesishme eshte vec jeta juaj! Jetoni qysh ju doni!