TË FUNDIT

Policia e Kosovës njofton dy persona në Pejë kanë raportuar se është shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Sipas dëshmisë, të dyshuarit ishin në një motoçikletë në lëvizje në momentin kur kanë shtënë me armë zjarri drejt viktimave, duke e lënë të lënduar njërin prej tyre.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja dhe në veturë të viktimave ka vërejtur 4 vrima që dyshohet se janë si pasojë e predhës së fishekut. “Pas pranimit të informatës për disa të shtëna me armë zjarri njësiti policor në afërsi të vendit të ngjarjes ka takuar një veturë në të cilën ishin dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë deklaruar se në drejtim të tyre nga një motoçikletë në lëvizje, nga dy persona të panjohur është shtënë disa herë me armë zjarri.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja dhe në veturë të viktimave ka vërejtur 4 vrima që dyshohet se janë si pasojë e predhës së fishekut. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndim të lehtë. Lidhur me rastin pas konsultimit të prokurorit rasti inicohet dhe i njëjti trajtohet nga njësitë kompetente policore”, njofton Policia e Kosovës.

Share: