TË FUNDIT

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar hetim nga Prokuroria lidhur me tenderin për renovimin e fushës në Fadil Vokrri.

Ai ka thënë se kontrata ka vlerë 1.3 milion, kurse çmimet e tregut janë 270-300 mijë eur.

Haxhiu ka shtruar edhe disa pyetje lidhur me komisionin MKRS-FFK.

Postimi pa ndërhyrje:

Zhvatësit në aksion!

Ministri duhet te tregoj për kontratën një burimore për fushën me bari sintetik hibrid në vlerë 1.3 milion qe në çmimet e tregut nuk kushton me shumë se 270-300 mijë euro.

Unë e kam ngritur në Kuvend këtë zhvatje, vjedhje, korrupsion të Qeverisë dhe kam kërkuar që Prokuroria të hetoj këtë rast, ku u “tretën” 1 milion euro me kontratën një burimore?

Si u transferuan paret nga MKRS në OJQ dhe si u formua komision i përbashkët MKRS-FFK, me qëllim zhvatjen e 1 milion eurove.

Degradim i sportit, keqpërdorime, zhvatje, dështime në infrastrukturën sportive, dështime në organizim, dhunë fizike edhe në garat e fëmijëve – kjo është pasojë e keqmenaxhimit që po ndodh në sektorin e sportit.

Ministri del merr poza e lavderohet me zhvatjen e 1 milion eurove të paras publike.

– HAJNAT në BURG!

Share: