TË FUNDIT

Janë bërë tri ditë që kur u raportua për dyshimet se janë gjetur mostrat e Astrit Deharit.

Kjo bëri që në Institutin e Mjekësisë Ligjore të zbarkojnë hetuesit, të cilët qëndruan për orë të tëra.

Megjithatë, pavarësisht se mediumit Nacionale ia kanë konfirmuar të paktën tri burime se mostrat janë gjetur, asnjë qëndrim zyrtar e publik nuk ka.

Edhe media të tjera kanë raportuar për këtë rast, por askush nga pushteti nuk ka reaguar e as konfirmuar asgjë.

Heshtjen e ka zgjedhur edhe Prokuroria Speciale e cila nuk ka kthyer përgjigje në interesimin e Nacionales.

Nacionale ka dërguar pyetje edhe në adresën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, por as ajo nuk ka kthyer përgjigje.

Çuditërisht asnjë reagim nuk e ka bërë as avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, që është mjaft i zëshëm për këtë rast.

Share: