Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, është diskutuar vrasja e një zyrtari policor në Kaçanik, i cili njihej për qëndrimet e tij të pakompromis ndaj elementeve radikale.
Gazetari Kajtazi zbuloi se viktima kishte arrestuar një nga shtatë personat e dyshuar për vrasjen e tij, ngjarje kjo që lidhet me incidentet e mëparshme në zonë, ku përfshihen thirrjet kundër festimit të Vitit të Ri dhe djegia e bredhit në Han të Elezit.

Kajazi theksoi se dy ditë para vrasjes në Kaçanik, një i dyshuar, Rejhan Bela, kishte shmangur arrestimin në një pikë kontrolli policor, duke lënë pas telefonin e tij, i cili më pas u mor nga policia.
Babai i Belës kishte kërkuar telefonin në stacion, por zyrtari policor kërkoi që i dyshuari të paraqitej personalisht për të dhënë deklaratë, pasi kishte një urdhërarrest për të.
Gjatë hetimeve, u zbulua se babai i kishte transmetuar të birit fjalët e zyrtarit policor, duke e quajtur atë “qen”, ndërsa i biri kishte reaguar me fjalët “hajt se e rehatojmë”.
Këto detaje janë bërë të ditura gjatë hetimeve, sipas Kajtazit. /VIRAL SHQIP/