TË FUNDIT

Mirilind Daku i ftuar në emisionin ”Sport Focus” nën drejtimin e moderators Vjosana Nozllakut flet për performance e tij në kampionatin rus si dhe mos marrjen e ftesës nga Silvinjo.

Mirilind Daku: Të them të drejtë pas ndeshjes që luajtëm të dielën e ndjej atë Mirilindin e vërtet që në ndeshjet e kaluara dhe ndihem shumë mirë.

“Shënova një gol të rëndësishëm  për mua edhe ekipin pasi vinim pas rezultateve të mira kështu që ka qënë një lloj clirimi edhe për ekipin por edhe për mua si sulmues është gjithmonë një ndjenjë e mirë të shënosh. Synimet  e ekipit janë që të jemi sa më lart në rënditje. Objektiva ime është me punu sa më fort, pa lëndim  e me bo sa më shumë gola”.

Daku foli edhe për ndeshjet miqësore që Shqipëria i zhvilloi gjatë muajit të kaluar, ndaj Kilit dhe Suedisë.

“Përsa i përket ndeshjeve miqësore të kombëtares me Kilin nuk ka qënë një lojë e mirë, nuk ishte fytyra reale, ndeshja e dyte ishte pozitive ka qënë më ndryshe…

“Kam kontaktuar vazhdimisht me cunat po i shoh që po luajnë mirë më bëhet qejfi më gëzon fakti që shumica e shokëve janë mirë”, u shpreh sulmuesi shqiptar

“Unë cdo moment kam qënë i gatshëm për kombëtarten edhe tani jam i gatshëm ,normalisht me i ndihmu aq sa kam mundësi për mua do të jetë privilegjh të jem atje e pres ftesën. Shpresoj të jem në gjëndje të mirë.

“Jo vetëm unë por edhe Manaj, Cikalleshi, Broja shpresoj të jenë mirë edhe këtu nuk ka të bëjë aspak xhelozia por kush është në fomën më të mirë do ta tregoj koha, unë e pres ftesën. Kombëtarja nuk është ekip duhet të arrij suksesin së bashku”, përfundoi ish-lojtari i Ballkanit.

Share: