TË FUNDIT

Kallxo ka publikuar pamje të të dyshuarit për vrasjen e gruas 21-vjeçare në Ferizaj dhe plagosjen e vëllait të mitur të viktimës.

I dyshuari për këtë rast, Valon Aliu, është sjellur me pranga në duar para Gjykatës së Ferizajit.

I dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj, sillet para gjykatës në Ferizaj

Posted by Kallxo.com on Saturday, April 13, 2024

Vrasja e 21-vjeçares ndodhi në objektin e Qendrës për Punë Sociale, ndërsa vëllai i viktimës tashmë është liruar nga spitali pas trajtimti mjekësor.

Vrasja e 21-vjeçares në Ferizaj, versioni i Prokurorisë

“Në një moment, ka pasur një fjalosje mes tyre dhe aty i pandehuri e ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në drejtim të të ndjerës dhe vëllait të saj” – prokurori Valdet Avdiu

Vrasja e 21-vjeçares në Ferizaj, versioni i Prokurorisë "Në një moment, ka pasur një fjalosje mes tyre dhe aty i…

Posted by Kallxo.com on Saturday, April 13, 2024

Vrasja e 21-vjeçares, shpjegimi i avokatit të të pandehurit në gjykatë

“Ka qe 10 muaj e më tepër që janë ndarë, kanë pasur probleme të vazhdueshme sidomos në rastet kur i mbrojturi im ka kërkuar që ta shoh djalin“ – avokati i të pandehurit, Ramadan Sylejmani

Vrasja e 21-vjeçares, shpjegimi i avokatit të të pandehurit në gjykatë “Ka qe 10 muaj e më tepër që janë ndarë, kanë…

Posted by Kallxo.com on Saturday, April 13, 2024

Share: