TË FUNDIT

Policia e Kosovës është deklaruar për të shtënat me armë në Gjakovë, mbrëmjen e së dielës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha se në vendin e ngjarjes u gjetën disa gozhoja.

Ai tutje tha se janë të angazhuar në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit.

“Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Qeta”. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gjëzhoja të armës së zjarrit. Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit”, tha ai.

Share: