TË FUNDIT

Ka nisur pak më prë procesi i konfiskimit të restorantit “Grey” dhe banesës së Milan Radojiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe që kërkohet ndërkombëtarisht nga Kosova për sulmin në Banjksë të Zveçanit.

Në një përgjigje për Reporterin, Veton Elshani, e ka konfirmuar se konfiskimi është ende në proces.

“Me urdhër të gjykatës konfiskohet restoranti ‘Grey’ dhe banesa në katin e gjashtë të objektit, në pjesën veriore të Mitrovicës. Po ashtu, i konfiskohet vila në Gazivode në Zubin Potok”, tha Elshani për Reporteri.net.

Ndryshe, dje ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu shkroi në lidhje me këtë temë.

“Ministria e Drejtësisë, përmes zyrtarëve të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, kanë nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska. Agjencia ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin e sipërpërmendur, duke përfshirë edhe vilën e cila konsiderohej të ketë qenë e kryekriminelit, Milan Radojiçiq tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuritë e tjera, në përputhje me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, si dhe me Urdhrin e Gjykatës”, ka shkruar dje Haxhiu në Facebook.

Share: