TË FUNDIT

Pas sulmit të ulët që Qeveria e Kosovës bëri ndaj kandidatit shqiptar për President të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, duke e goditur qëllimisht në kohë fushate atje për një propozim të cilin ai e kishte bërë publik në qershor të vitit të kaluar si Kryesues i OSBE-së – dhe që s’përbënte kurrëfarë risie sot – ka reaguar gazetari Lirim Mehmetaj.

Mehmetaj shpërtheu ndaj zëdhënësit të qeverisë kosovare, Përparim Kryeziu, i cili u bë përçuesi i sulmit ndaj Osmanit.

Reagimi i Mehmetajt:

Perparim Kryeziu, i biri i policit te Serbise, i njohur ndryshe edhe si zedhenes i Qeverise se Kosoves, ia paska mbajt nje leksion patriotizmi Bujar Osmanit.

Shihe ti, njeri qe prej babe e nje numer te madh anetaresh tjeter te familjes i ka pase ne funksione brenda policise se Serbise e armates serbe t’u i majte nasihat partise se Ali Ahmetit per atdhedashuri.

D.m.th po i thone Bujar Osmanit: pse ti si kryesues i OSBE-se e ke lane organizaten me propozu plan per de-eskalim te Veriut.

Ahh, Besnik Bislimi ka shku ne Bratisllave edhe eshte marre vesh me Miroslav Lajcakun per de-eskalim duke pranu reduktim te forcave policore ne Veri, po keta ben.

Keta jane pajtu ne Bruksel qe mos me perndjeke asnje huligane me maska qe i kane vendos barrikadat ne Veri, po keta ben.

Jane pajtu edhe me u quajt ata protestues paqesore e barrikadat “mjete paqesore te protestimit”, po keta ben.

Jane pajtu gjithashtu, madje kane kerku, qe KFOR-i ta rris prezencen ne Veri duke ia dorezu edhe patrollimin EULEX-it, po keta ben.

Jane pajtu edhe qe KFOR-i me patrollu neper kufirin e Kosoves me Serbine, po prape keta ben.

More keta edhe jane pajtu per autonomi territoriale te Serbise ne Kosove dhe me nje draft statut te shkruar nga Lajcaku, per te cilin vete thoshin se punon per Serbine, po ketyre u lejohet.

E kane sose me i perca edhe shqiptaret ne Maqedoni. Shpresoj se atje nuk bijne preh e ketyre gogoleve, njejte sic rane ne Kosove.

Share: