Këshilltarë politikë, këshilltarë të jashtëm, koordinatorë, asistentë e nënpunës. Kabineti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përbëhet nga gati 30 persona të cilët e këshillojnë, apo merren me çështje të ngjashme politike e administrative në zyrën e kryeministrit.
Gazeta Nacionale duke u bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike ka siguruar emrat e të gjithë këshilltarëve, asistentëve, koordinatorëve e nënpunësve të tjerë që janë në Zyrën e Kryeministrit. Disa prej tyre staf civilë, e shumica staf politikë të kryeministrit.
14 janë këshilltarë politik të kryeministrit, duke përjashtuar Andin Hotin që është kryetar i Delegacionit për Persona të Pagjetur.
7 këshilltarë Kurti i ka të jashtëm, dy prej të cilëve paguhen pro-bono.
11 persona janë pjesë e kabinetit si nënpunës apo zyrtarë, duke përfshirë asistentët, foografin e zyrtarët e protokollit. Megjithatë, nuk dihet saktë sa prej tyre janë staf civil, e sa politikë.
Në kuadër të kabinetit funksionon edhe Sekretariati Koordinues Ndërqeveritar Kosovë-Shqipëri. Aty janë katër zyrtarë, dy prej të cilëve janë ndarë si këshilltar të kryeministrit.
Dikur, Albin Kurti sa ishte në opozitë, e akuzonte Ramush Haradinajn për numrin e këshilltarëve. Kurti madje, deklaronte se “më shumë se 5 këshilltarë, tregojnë paaftësinë e kryeministrit”.
“Nuk kanë çfarë më duhen as 35 këshilltarë, jo naj pretencioziteti intelektual timin por nashta 5 këshilltarë më mjaftojnë. 35 janë si mos të jenë asnjë, ose tregojnë një farë paaftësie fundamentale të vetë kryeministrit…”, kishte deklaruar ai në shtator të vitit 2019.
Në përgjigjien për Nacionalen, Qeveria i ka ndarë këshilltarët dhe të punësuarit e tjerë në disa tabela, të cilat gazeta do t’i sjellë më poshtë, duke publikuar me emër e mbiemër të gjithë zyrtarët.
KËSHILLTARËT POLITIKË
Luan Dalipi – Shef i stafit të kryeministrit
Përparim Kryeziu – Zëdhënës i Qeverisë së Kosovës
Shenaj Shala – Këshilltare politike e kryeministrit/ përgjegjëse për protokollin në kabinet
Jeton Zulfaj – Këshilltar politik i kryeministrit/ përgjegjës për SHERPA-së
Fëllanza Podrimja – Këshilltare politike e kryeministrit
Zojë Surroi – Këshilltare politike e kryeministrit për media ndërkombëtare
Riat Nuredini – Këshilltar politik për siguri i kryeministrit
Merdzan Osmani – Këshilltar politik i kryeministrit
Artan Asllani – Këshilltar politik i kryeministrit
Lulëzon Jagxhiu – Këshilltar i kryeministrit për çështje të teknologjisë së informacionit
Aziz Bici – Këshilltar politik i kryeministrit për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së
Andin Hoti – Kryesues i delegacionit të Kosovës për persona të zhdukur
Nurije Shala – Këshilltare politike e kryeministrit
Ardita Sinani – Këshilltare politike e kryeministrit për Luginë
Blerta Avdili – Këshilltare politike e kryeministrit
KËSHILLTARËT E JASHTËM TË KRYEMINISTRIT:
Erzen Vraniqi – Këshilltar i jashtëm i kryeministrit /Pro bono
Bekim Qoku – Këshilltar i jashtëm i kryeministrit për marrëdhënie me Maqedoninë e Veriut
Tienmu Ma – Këshilltar i jashtëm i kryeministrit për politika publike /Pro bono
Tea Blakaj Hoxha – Këshilltare e kryeministrit për çështje juridike
Elizabeth Katherine Gowing – Këshilltare e jashtme e kryeministrit për komunitete
Jusuf Ulaj – Këshilltar i jashtëm i kryeministrit për shëndetësi /Pro bono
Rozafa Kelmendi – Këshilltar i jashtëm i kryeministrit për drejtësi tranzicionale
SEKRETARIATI KOOORDINUUES NDËRQEVERITAR KOSOVË-SHQIPËRI:
Gentian Shala – Koordinator i sekretariatit koordinues ndërqeveritar
Sihana Xhaferi – Këshilltare politike e kryeministrit
Hysamedin Feraj – Këshilltar politik i kryeministrit /I ngarkuar me përgjegjësi i anëtarit të sekretariatit koordinues ndërqeveritar
Rinë Zhitia – Asistente e lartë administrative në sekretariatin koordinues ndërqeveritar
ZYRTARËT/NËNPUNËSIT E KABINETIT:
Liburn Jupolli – Zyrtar i lartë ekzekutiv i kryeministrit /përgjegjës për kulturë
Valë Gjonbalaj-Azemi – Zyrtare e lartë ekzekutive e kryeministrit
Arta Berisha – Zyrtare e lartë administrative e kryeministrit
Patrik Domi – Fotograf i kryeministrit
Ismail Hakki-Ustaibo – Zyrtar i lartë i protokollit
Arlinda Berisha – Asistente ekzekutive
Rinë Zhitia – Asisntente e lartë administrative
Liman Hoti – Asistent personal i kryeministrit
Jeta Kurtaj – Zyrtare e protokollit
Arbresha Morina – Nënpunëse e Kryetarit të delegacionit për bisedime për persona të zhdukur
Halil Cena – Nënpunës i kryetarit të delegacionit për bisedime për persona të zhdukur
FONDI SOVRAN:
Rezarta Pllana – Koordinatore e procesit për finalizimin e fondit sovran /Pro bono