TË FUNDIT

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka reaguar pas humbjes që pësuan ndaj Evertonit në mbrëmjen e së mërkurës.

Van Dijk u ka kërkuar bashkëlojtarëve që ta shikojnë veten në pasqyrë nëse duan ta fitojnë Premier Leaguen.

“Nëse luajmë kështu, nuk kemi asnjë shans ta konsiderojmë veten në garën për titull”, u shpreh Van Dijk.

“Të gjithë duhet të shikohen në pasqyrë dhe të shikojnë performancat e tyre nëse vërtet japin gjithçka dhe të pyesin nëse duan të fitojnë ligën?!”, tha ai për Sky.

Share: