Gazetari Lirim Mehmetaj ka shkruar në formë tallëse se “badihava e ke, s’ta kthen dashninë”, pasi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pranoi në podcastin “The Rest is Politics” se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “është i mençur” duke thënë se është “street-start”; që, sipas tij, mençurinë e ka jo nga shkollimi por nga rruga.
“Nalu o zotni se na çmende, lavdo Ivanoviç-in, lavdo Gjingjiç-in, tash Vuçiç-in. Badihava e ke se nuk ta kthejnë dashninë”, ka shkruar Mehmetaj.