TË FUNDIT

Po shtohen zërat se dërgimi i Draftit të Asociacionit për validim në Gjykatën Kushtetuese, do të jetë kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. 

Një pjesë e debatit të mbrëmshëm në Pressing, i është diskutuar kësja pike.

Gazetari Parim Olluri, thotë se dërgimi ‘i Draftit të Zajednicës në Kushtetuese’ do të duhej të ishte veprim mjaft alarmant, sa ‘t’i shërbente opozitës për protesta’ 

Mendoj që u bë rregull që sado që po ankohen opozitarët që po i kritikojmë për opozitarizëm të butë, po i krahasojmë shumë edhe me opozitarizimin që e ka bë zoti Kurti.

Mendoj që po e ndihmon shumë zotin Kurti nëpër procese që ai po i kalon.

Mendoj që Kurti nuk ka qenë nën moshën 18 vjeçare kur ka qenë në opozitë, i ka njoftë gjanat që nuk mundesh me u anëtarësu në organizata ndërkomëbtare pa i njoftë marrëveshjet.

Nuk ka qenë minoren kur e ka kallë Kosovën duke i kundërshtu këto.

Mendoj që dërgimi i Zajednicës në Kushtetuese për opinion, nuk është veprim jo alarmant, mendoj që është veprim alarmant që opozita ish dashtë me dalë në protesta.

Mendoj që toka që i është dhënë Manastirit, jo me protest kundër Manastirit, por kundër një mashtrimi që zoti Kurti e ka bërë për të ardhë në pushtet”, tha Olluri./Nacionale/

Share: