Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani e Gramos Agusholli kanë marrë pjesë në iftarin e shtruar ditën e hënë nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Agusholli e Rrahmani shihen në fotografi me Ramën në iftarin e shtruar në Shqipëri. Përveç tyre aty morën pjesë figura të tjera të njohura nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut.
“Përnjimend, iftari na bashkon në sofër si dritat e kandilave, që si varg yjesh lidhin minaren e xhamisë së Fushë-Çelës me këmbanaren e Kishës së Gjuhadolit – At Gjergj Fishta” – ka shkruar Rama.