TË FUNDIT

Policia ka arrestuar një person në Deçan, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj tri familjareve.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje ka kryer veprën e lartcekur ndaj tre viktimave femra kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Share: