TË FUNDIT

Mbrojtësi Elseid Hysaj ka kërkuar falje për gabimin e bërë te goli i dytë i pësuar nga Italia.

Ylli i Lazios ishte kritikuar tej mase shkaku që largoi kokën në momentin që Barella bëri goditjen nga distanca, që pastaj përfundoi brenda rrjetës së Strakoshës.

Fillimisht, Hysaj kishte mbyllur rrjetet sociale ndërsa tani i ka hapur për t’iu kërkuar falje tifozëve shqiptarë.

“Pas ndeshjes me Italinë dhe evenimenteve të fundit, ndjej t’i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarë për gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoj golin e dytë që pësuam”.

“Është e tepërt të specifikoj që ishte pikërisht gabim loje dhe vlerësim i rremë i trajektore. Kush më njeh e di mirë që do jepja çdo forcë që e kam, e do bëja çdo sakrificë për këtë bluzë, siç kam bërë gjithmonë. Më vjen keq për strumentalizimin pa vend nga shumë persona te gabimit përtej vlerësimit teknik”.

“Nga ana tjetër falënderoj përzemërsisht të gjithë tifozët e panumërt që më kanë dërguar mesazhe konfrontimi në forma të ndryshme. I pranoj me vetëdije kritikat dhe keqardhjen e tifozëve anë e mbanë, të cilët pa përjashtim i mbaj në zemër. Tash të koncentrohemi të ndeshjet e ardhshme dhe forca Shqipëri, gjithmonë”, shkroi Hysaj.

Share: