TË FUNDIT

Sot po votohet nga diaspora për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku nesër mbahet raundi i parë dhe në garë janë shtatë kandidatë e në mesin e tyre edhe dy shqiptarë.

Derisa ka filluar numërimi i votave të diasporës dhe invalidëve, garës po i prin bindshëm Bujar Osmani i BDI.

Bujar Osmani po prin me 2000 vota, derisa po e lë mbrapa Arben Taravarin i VLEN-it me 490 vota.

Njëjtë edhe me votat e invalidëve, Bujar Osmani kryeson me 5011 vota ndërsa Arben Taravari me 476 vota.

Kujtojmë se tjerë kandidatë për president në Maqedoninë e Veriut janë: presidenti aktual Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, Bujar Osmani nga Fronti Evropian, Arben Taravari nga koalicioni VLEN, Biljana Vakovska e mbështetur nga e Majta, Maxim Dimitrievski ZNAM dhe Stevço Jakimovski nga GROM. Për zgjedhjet presidenciale, në listën zgjedhore janë regjistruar 1.814.317 zgjedhës.

Share: