Ka përfunduar pa sukses seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar se nuk i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar propozimin e saj dhe nuk e ka ripropozuar Albulena Haxhiun për këtë pozitë.
Albulena Haxhiu ishte propozuar tri herë në ditët e kaluara, por nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme të votave në Kuvend.
Në foltoren e Kuvendit, deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, u shpreh se partia e tij nuk i ka numrat për të zgjedhur kryeparlamentarin dhe kërkoi një marrëveshje politike ndërmjet partive për të dalë me një zgjidhje të përbashkët.