Deputetja Duda Balje, sipas Kanal 10, është e gatshme të votojë për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe formimin e qeverisë, nëse Lëvizja Vetëvendosje propozon Fatmir Limajn për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Sipas raportimit të Kanal10, Balje ka dhënë sinjale pozitive për mbështetje të plotë politike në këtë drejtim, në rast se VV e formalizon kandidaturën e Limajt.