TË FUNDIT

Gjykata Themelore në Pejë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj xhudisti Akil Gjakova, i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Siç thuhet në njoftimin e gjykatës, të pandehurit i është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar në kohëzgjatje prej një njw muaj, ashtu që të njëjtit i është ndaluar për t’iu afruar vendit ku e dëmtuara banon si dhe vetë të dëmtuarës, në distancë prej pesëdhjetë 50 metra.

Në këtë vendim mbase ndikoi arsyetimi që e dha Gjakova para trupit gjykues në seancën e paraburgimit që u mbajt të enjtën.

Në dokumentin e siguruar nga Klan Kosova kampioni i dyshuar kishte kërkuar që t’i kthehet tatamit.

“Unë asnjëherë nuk kam ushtruar dhunë psikike e as dhune fizike ndaj bashkëshortes time. Kërkojë nga gjykata që të mbrohem ne liri dhe mos të shkoj në paraburgim për arsye se është e domosdoshme të vazhdoj me ushtrimet pasi çdo humbje e ditës është e madhe për mua”, ishte shprehur Gjakova.

Arsye të njëjtë ka dhënë edhe avokati Asdren Mekaj, i cili i tregoi gjykatës se sportisti kulminant të premten e ardhshme do të marr pjesë në Kampionatin Evropian e bile siç tha mbrojtja ka potencial real që të jetë fitues i medaljes në garat olimpike verore.

Përndryshe, Akil Gjakova e kishte fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të organizuar në Lisbonë të Portugalisë, në vitin 2021.

Share: