TË FUNDIT

Gjyljeta Ukella është gruaja që dyshohet të jetë vrarë nga burri i saj në Pejë. Pas kësaj vrasje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për nesër ka shpallur ditë zie.

Tema e vrasjes së grave po diskutohet të martën në T7.

Zana Avdiu, aktiviste feministe ka thënë se dënimet për dhunë në familje duhet të jenë maksimale.

“Dënimet duhet me qenë maksimale, vetëm për një shuplakë duhet me ia thënë 5 vjet burg minimum”, ka thënë Avdiu.

Por, më tutje ajo thotë se vetëm dënimet nuk mjaftojnë, pasi thotë se këto vrasje janë kulturore.

Ajo shton se pos dënimeve, duhet të edukohen të gjithë.

“Ne duhet me u fokus që prej shkollave fillore në institucione, me i edukue dhe zyrtarët civilë edhe gjykatësit, edhe ata qendra sociale, mësues, profesorët, të gjithë”, ka thënë ajo.

Share: