Legjenda portugeze Nani është në negociata të avancuara me skuadrën shqiptare Gostivari.
Mediumi maqedonas “Makfudbal” raporton se gjithçka është pranë përfundimit, me lojtarin që ka marrë një ofertë të mirë financiare dhe po konsideron seriozisht ta pranojë ofertën.
Ditëve në vijim, Nani do të vendos nëse do ta pranojë ofertën e Gostivarit, që do ta rriste padyshim nivelin e ligës së Maqedonisë të Veriut në tjetër nivel.
Portugezi ka bërë histori duke qenë lojtar i Manchester Unitedit, ndërsa ka luajtur edhe për klube si Fenerbahce, Valencia, Sporting Lisbon, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Adana Demirpos.
37-vjeçari ndër të tjera ka 122 paraqitje për kombëtaren e Portugalisë, ku ka kontribuar edhe me 24 gola në proces.
Gostivar përndryshe është në negociata me Vedran Qoveskin, portierin e Strugës Darko Glisic dhe Konstantin Cesmedjiev.