TË FUNDIT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur sërish për anëtarësimin eventual të Kosovës në Këshillin e Evropës, tha se ky proces “falë avokimin francez…mund të shtyhet” teksa edhe ripërsëriti atë që tha një ditë më parë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta dërgojë më 10 maj draft-Statutin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe për rishikim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese.

Aleksandar Vuçiq tha se beteja e Serbisë në kundërshtimin e anëtarësimin e Kosovës në KiE do të bëhet në mes të majit, ndërsa për nesër në Asamblenë Parlamentare tha se Kosova do t’i merr votat për të ecur më tej,

“Prishtina tani ka dalë me një truk të ri”, tha Vuçiq dhe shtoi se “më 10 maj (Kurti) do ta dorëzojnë draft-statutin e Asociaacionin të Komunave Serbe për shqyrtim kushtetues në mënyrë që ata që nuk janë të sigurt për votim të mund të gjejnë një arsye për të votuar 
‘po’ sepse në atë mënyrë për të thënë se ata kanë filluar procesin”, ka thënë Vuçiq në RTS.

Share: