TË FUNDIT

Vrasja e një gruaje në Ferizaj ka tronditur sërish Kosovën. Ajo dyshohet të jetë vrarë nga ish-bashkëshorti i saj në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ku ka mbetur i plagosur edhe një person.

Në lidhje me motivin e ngjarjes, ka folur kryeporkurori i Ferizajit, Shukri Jashari.

“Për momentin nuk kemi informacione, mirëpo dyshojmë që motivi është te një mosmarrëveshje mes ish-bashkëshortëve. Ata janë takuar afër Qendrës për Punë Sociale dhe aty ka ndodhur rasti. Personi [ish-bashkëshorti] është arrestuar” – tha Jashari për Express.

Share: