TË FUNDIT

Pas arrestimit të 7 të dyshuarve për vrasjen e policit Muhamed Lika në Kaçanik, ku dyshohen ndër të tjera edhe për ekstremizëm religjioz, kanë ardhur reagimet e para nga disa ‘vëllezër’ të këtyre të dyshuarve, nga grupi “Rinia Islame e Kaçanikut”.

Liri për 7 të akuzuarit kanë kërkuar shoqëria e të dyshuarve për vrasjen e policit nga Kaçaniku, Muhamed Likës.

Indeksonline ka siguruar një thirrje të shokëve të cilët u arrestuan dje në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas tyre, ata nuk kanë qenë të përfshirë në vrasjen e zyrtarit policor.

“O ju që e doni të vërtetën dhe drejtësinë. Vëllezërit tanë të dashur janë arrestuar nga policia e Teuhidit, të akuzuar për një vepër të rëndë për vrasje që nuk e kanë kryer. Ata janë të pafajshëm para Allahut dhe dëshmitarëve të së vërtetës. Ata po sprovohen për shkak të imanit dhe thirrjes së tyre drejt Teuhidit. Lutuni për ta. Allahu i liroftë vllazinit tonë”, thuhet në shkrimin e këtyre personave.

Share: