TË FUNDIT

Papa Françesku mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e 21 prillit, duke lënë pas një trashëgimi të madhe si kreu i Papatit dhe duke lënë gjurmën e u mbajtur mend si një Papë i Popullit.

Françseku do të kujtohet nga e gjithë bota katolike dhe më gjerë, por do të kujtohet mbi të gjitha edhe nga shqiptarët, të cilët i vlerësonte dhe i preku nga afër.

Më 21 shtator të vitit 2014, Papa Françesku do të zgjidhte Shqipërinë e vogël për udhëtimin e tij të parë evropian si Papë, në përputhje me një Papat që dëshironte t’u jepte përparësi të varfërve dhe atyre të lënë pas dore.

Do të mësonte mbi sakrificat e jashtëzakonshme të martirëve shqiptarë për të ruajtur krishterimin në periudhën e komunizmit.

Do të tejçonte edhe mesazhet e bukura të paqes e harmonisë fetare përmes shembullit shqiptar.

Ai nuk do t’i ndante nga mendja shqiptarët, edhe në muajt e fundit të jetës, kur gjendja e tij shëndetësore filloi të përkeqësohej.

Por, këtë botë, e lë edhe me një mesazh shumë të ndjerë e të bukur për të rinjtë shqiptarë.

“Për ju të rinjtë shqiptarë, një përshëndetje e përzemërt, ju uroj më të mirën. Punoni për kombin, që kombi të shkojë përpara. Atdheu ka nevojë për ju. Zoti ju bekoftë dhe Shën Mëria t’ju mbrojë. Lutuni për mua!”, do të thoshte Papa Françesku në një video të publikuar gjerësisht në media sociale.

Share: