TË FUNDIT

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka dhënë detaje nga fillimi i procesit të regjistrimit të popullsisë.

Në një konferencë për media, ai ka bërë me dije se kësaj radhe pritjet janë që Kosova të ketë më pak populli së në vitin 2011, kur është bërë regjistrimi për herë të fundit.

Ai ka paralajmëruar qytetarët e Kosovës se do të gjobiten nëse nuk regjistrohen.

Për shkak të natalitetit dhe migrimit, pritet që në Kosovë të ketë më pak popullsi se sa regjistrimi i vitit 2011. Regjistrimi i popullsisë do të mbahet çdo ditë, përpos ditën e hënë që do të jetë ditë pushimi. Pra është obligim ligjor, mos të jetë zgjedhje dëshirë. Penaltia do të jetë deri në 10 mijë euro”, ka thënë Kastrati, raporton EO.

Share: