TË FUNDIT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, më saktë në Qendrën për Punë Sociale, një grua ka përfunduar e vrarë ndërsa një burrë i plagosur. 

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Kanun Veseli teksa shtoi se i dyshuari ka arritur të arrestohet vetëm pastaj. 

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri . Për pasoj nga të shtënat e armës sê zjarrit një person e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull , i cili êshtë dërguar nē Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha ai për Insajderin. 

I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nē drejtim të panjohur, konfirmoi ai. 

Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që tê arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.

Ekipe të hetuesve dhe krimeveteknikët janë në vendin e ngjarjes të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, tha Veseli.

Share: