TË FUNDIT

Sala Jashari është anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë për deputete.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Përmes një postimi në facebook, Krasniqi thotë se bashkë me Salën, edhe të tjerë të rinj do t’i bashkohen PDK-së gjatë rrugës.

“Ajo mban me krenari emrin e gjyshes së saj, heroinës Sala Jashari, nënës së dy gjeneralëve të shquar të luftës sonë çlirimtare, Sahit dhe Musa Jashari nga Prekazi i lavdisë tonë kombëtare” shkroi Krasniqi.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Sot, në Partinë Demokratike të Kosovës i urova mirëseardhje Sala Jashari

Ajo mban me krenari emrin e gjyshes së saj, heroinës Sala Jashari, nënës së dy gjeneralëve të shquar të luftës sonë çlirimtare, Sahit dhe Musa Jashari nga Prekazi i lavdisë tonë kombëtare.

Me Salën si kandidate në listën tonë për deputetë, dhe të rinjë të tjerë që do të na bashkohen rrugës, PDK do të jetë më e pasur dhe më e fuqishme për zgjedhjet e ardhshme.

Mirë se vjen, Sala!

Share: