Një incident ka ndodhur në Pejë, ku një person është gjuajtur me armë zjarri.
VIDEO:
Indeksonline raporton se gjashtë plumba janë gjuajtur në drejtim të veturës se Edison Lajqit, pronar i një biznesi “Rent a Car” në qytetin e Pejës.
Shkodran Nikçi zëdhënës i prokurorisë në Pejë, ka thënë se prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merren të gjitha veprimet e nevojshme dhe aktualisht është duke u kryer një punë intensive për kapjen e personit.
Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’, prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merren të gjitha veprimet e nevojshme dhe aktualisht është duke u kryer një punë intensive për kapjen e personit, apo personave për kryerjen e kësaj vepre penale”, tha Nikçi.