Serbia ka ndaluar tre serbe të Kosovës të cilët po i cilëson si bashkëpunëtor të AKI-së.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se tre serbët po akuzohen nga inteligjenca serbe si “spiunë” të AKI-së.
Njëri nga të ndaluarit është edhe Dragan Aksentijeviq, familjar i nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq.
Ndaj të ndaluarve është propozuar një muaj paraburgim.