Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq e ka konfirmuar se djali i tij Danilo, u përfshi në një rrahje për të cilën u raportua gjerësisht në media. Rrahja ndodhi në Gjermani, ku po mbahet kampionati evropian.
Vuçiqi përveç që ka thënë se djali i tij nuk e ka turpëruar, ai tutje ka shtuar se i biri iu sulmua nga shqiptarët që ishin tifozë të Schalkes.
“Kanë qenë kryesisht shqiptarë, tifozë të Schalkes, i kanë sulmuar me karrige. Ishte interesante qasja policisë gjermane që kërkoi arrestimin e tifozëve serbë. Nuk e di se çfarë duhet të bëjë dikush kur e sulmojnë me karrige dhe shishe”, tha ai.
“Ata u ulën të qetë dhe po hanin. Ishte e vetmja kafene me flamur serb dhe kjo i shqetësonte. Unë e dua djalin tim. Ai nuk e turpëroi babanë e tij në asgjë” – ka thënë Vuçiq