TË FUNDIT

Super talenti i FC Malishevës, Laurent Xhylani me performancat e tij këtë sezon ka kapur vëmendjen e shumë personave.

Siç mëson “Viral Shqip”, Shqipëria U21 është interesuar rreth Laurent Xhylanit për ta pasur në kombëtare.

Këtë sezon, 20-vjeçari Xhylani e ka filluar për mrekulli tek Malisheva duke shënuar 2 gola e dhuruar 2 asistime, duke qenë futbollist kyç tek ekipi i Bekim Isufit.

Që nga fillimi i sezonit, Xhylani ka qenë i padiskutueshëm në formacionin startues të Malishevës, që momentalisht gjendet në vendin e parë në Superligën e Kosovës.

Share: