Një aksion i madh i Njësive Speciale po zhvillohet në Kaçanik. Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se vrasja e Muhamed Likës po shkon drejt zbradhjes, pasi Krimet e Rënda kanë arrestuar sot disa persona si të dyshuar për vrasjen e rreshterit, në Kaçanik.
Siç merr vesh ekskluzivisht sinjali deri tash janë arrestuar shtatë persona. Në mesin e tyre siç mësohet janë edhe një zyrtar policor dhe një ushtar i FSK-së, si të dyshuar për vrasjen e Likës.
Disa të arrestuar janë kapur si të dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale. Në vendet ku janë kryer kontrollet janë siguruar edhe dëshmi materiale, telefona dhe pamjeve te kamerave.