TË FUNDIT

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e sotme e cila pritet të fillojë në ora 14:00, në rend dite janë dhjetë pika.

Ndër të tjera në mbledhjen e sotme të ekzekutivit do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të Rrjetit Social “TikTok” në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Draftit të Strategjisë Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 dhe Planit të Veprimit 2024-2026, shqyrtimi i Draftit të Strategjisë së Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planit të Veprimit 2024- 2025 dhe shqyrtimi i Draftit të Strategjisë së Turizmit të Republikës së Kosovës 2024-2030 dhe Plani i Veprimit 2024-2026.

Share: