Shemsie Istogu-Lladrovci, gruaja e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është emëruar sot notere.
Vendimin e ka nxjerrë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Sipas vendimit të publikuar nga Ministria e Drejtësisë, Shemsie Istogu-Lladrovci është caktuar notere larg vendbanimit të saj, në Deçan.
“Znj. Shemsie Istogu-Laldrovci emërohet në detyrën e noterit në juridiksionin territorial të Komunës së Deçanit”, thuhet në vendim, raporton Paparaci.
Bashkëshortja e Ramiz Lladrovcit ishte përzgjedhur në procesin e vitit 2019, të udhëhequr në kohën e Qeverisë Haradinaj nga ish-ministri Abelard Tahiri.