TË FUNDIT

Policia e Kosovës ka arrestuar asambleistin e Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arianit Beqiri.

Beqiri ka qenë edhe ish-asistent i kryeministrit Albin Kurti.

Në pamjet e publikuara nga Indeksonline, Beqiri shihet teksa tenton t’i rezistojë zyrtarëve policor.

Pas përleshjeve, ish-asistenti i Kurtit është arrestuar.

Nacionale ka dërguar pyetje te Policia e Kosovës për të marrë më shumë detaje rreth arrestimit por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar ndonjë informatë shtesë.

Pamje:

Share: