TË FUNDIT

Është pezulluar sërish tenderi për renovimin e Stadiumit të Qytetit të Gjilanit shkruan Radio Star. 

Vendimi është marrë sot nga zyrtari përgjegjës i prokurimit.

Sipas vendimit të publikuar në e-Prokurorim, arsyeja e pezullimit të këtij aktiviteti të prokurorimit është pas ankesës nga Grupi i Operatorëve Ekonomik,i kryesuar nga “Grup i N.N.P. EURO CONSTRUCTION; Beni Construction SH.P.K.; 2T Shpk; 2A Group SH.P.K.; DOMID SH.P.K. raporton Radio Star.

“Pezullohet aktiviteti i prokurimit me titull “Renovimi i Stadiumit të Qytetit të Gjiilanit”.

Për hapat e tjerë lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, me kohë do të jeni të informuar përmes platformës së prokurimit elektronik. 

Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe do të publikohet për të gjitha palët në platformën elektronike…”, thuhet në vendim

Share: