TË FUNDIT

Baba Vanga ka bërë parashikime të frikshme për vitin 2024, e mesa duket disa prej tyre kanë filluar të realizohen.

Sipas “Mirror”, ndonëse Baba Vanga vdiq më shumë se 25 vjet më parë, gruaja bullgare bëri parashikime që janë duke u konkretizuar edhe sot e kësaj dite. Ndërsa ajo u verbua në fëmijëri, kishte një aftësi për të bërë parashikime në mënyrë të frikshme, mes të cilave edhe 11 shtatorin dhe Brexit .

Një nga parashikimet e saj për vitin 2024 ishte rreth krizës ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar, e sipas “Mirror”, këtë vit u pa një rënie e PBB-së me 0.3 për qind më shumë se sa pritej në tre muajt e fundit.

Një tjetër nga parashikimet e saj ka ndodhur, ai që lidhet me kushtet e tmerrshme të motit, pasi britanikët u zgjuan këtë mëngjes pas një nate me stuhi të forta, disa thanë se dukej “si një shpërthim bombe”.

Gjatë natës u raportua se kishte vetëtima të forta, ndërsa bubullimat tronditën shtëpitë e njerëzve, duke i lënë pa gjumë. Ndonëse nuk ka pasur ndonjë fatkeqësi natyrore, Baba Vanga kishte një vizion që këtë vit do të ketë ngjarje të tmerrshme moti dhe fatkeqësi natyrore.

Sipas parashikimit, do të ketë një ndryshim të orbitës që zakonisht ndodh për një periudhë të gjatë. Megjithatë, nëse kjo ndodh për një periudhë të shkurtër, mund të shkaktojë probleme.

Në një deklaratë nga Zyra e Meteorologjisë britanike thuhet: Në zonat e prekura nga stuhia, shiu i dendur i shoqëruar nga vetëtima të shpeshta ka të ngjarë që të bjerë 25 deri në 30 mm në 1 ose 2 orë në disa vende dhe ndoshta deri në 50 mm, si dhe mund të ketë edhe breshër. /Top Channel

Share: