Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka mirëpritur presindetin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Osmani bashkë me Begajn kanë ecur nëpër parkun kombëtar të Gërmisë.
Osmani ka publikuar disa fotografi me Begajn. Në sy bie një nga këto fotografi, ku Osmani e Begaj i përshëndesin disa qytetarë, ndërsa njëri nga ta ia kthen përshëndetjen me “gishtin e Hashim Thaçit”.
“Me Presidentin Begaj në prag të Ditës së Çlirimit, përvjetorit të rëndësishëm të popullit tonë, të cilin do ta shënojmë bashkë!” – shkroi Osmani.
Me Presidentin Begaj në prag të Ditës së Çlirimit, përvjetorit të rëndësishëm të popullit tonë, të cilin do ta shënojmë bashkë! 🇽🇰🇦🇱 #25VjetLiri
Posted by Vjosa Osmani on Tuesday, June 11, 2024