TË FUNDIT

Dyshja e “Duelit Sportiv”, Faruk Statovci dhe Liridon Leci raportohet se janë larguar nga klubet e tyre.

Leci, përmes një postimi në Facebook, e ka konfirmuar largimin nga Flamurtari.

May be an image of 1 person, beard, newsroom and text that says 'LIVE DUELI SPORTIV'

Të nderuar tifozë e në veçanti ju kuqezinjë të Prishtinës

Dua t’ju njoftoj që nga sot nuk jam pjesë e KF Flamurtarit. Dua të falënderoj drejtuesit e klubit, presidentin, drejtorin dhe në veçanti futbollistët për periudhën dy vjet e gjysmë që kaluam bashkë. Gjatë rrugës u përballëm me situata të mira e të vështira por mësuam shumë gjëra pozitive.

Flamurtari ishte aventurë e mirë për mua si trajner i ri, andaj i uroj shumë suksese këtij klubi në të ardhmen.

Shihemi shpejt në projekte të reja.

Ndërsa, Statovci ende nuk është deklaruar zyrtarisht rreth të ardhmes në FC Phoenix.

Share: