Ish-nënkryetari i Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj krerëve të partive politike në Kosovë, duke i akuzuar për mungesë reagimi dhe uniteti në lidhje me ndalimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Haradinaj ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë dhe emocionale:
“Edhe sa vjet duhet me qendru në burg të Hagës miqtë tanë, për me kuptu ju se Gjykata Speciale do ta dënojë UÇK-në dhe Kosovën, përmes këtij gjyqi politik?!”, ka shkruar ai.
Postimi i Haradinajt:
A e keni ndërmend me u bë najherë bashkë?
Edhe sa vjet duhet me qendru në burg të Hagës miqtë tanë, për me kuptu ju se Gjykata Speciale do ta dënojë UÇK-në dhe Kosovën, përmes këtij gjyqi politik?!
Derisa ju po i numëroni votat, ata dhe Kosova po i numërojnë ditët në burg.