Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se do të garojnë në zgjedhje që të ballafaqohen me pushtetin autoritar edhe brenda Kuvendit, ashtu siç e kemi bërë nga jashtë.
“I caktuan detyrat dhe përgjegjësit e secilit anëtarë në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të jemi të gatshëm për ballafaqim dhe përgjegjësi të reja politike. Opozitën e fortë përballë këtij pushteti duhet ta bëjmë edhe brenda institucioneve ku aktualisht po mungon. Prandaj ne do të garojmë që ta ballafaqojmë pushtetin autoritar edhe brenda Kuvendit, ashtu siç e kemi bërë nga jashtë”, thuhet në njoftimin e kryeterit të PSD-së, Dardan Molliqaj