TË FUNDIT

Analisti Ilir Mirena ka komentuar marrëveshjen e Serbisë me Francën për blerjen e 12 aeroplanëve luftarak “Rafale”, e cila pritet të konkretizohet së shpejti. 

Ai është tallur me Qeverinë Kurti, duke thënë se kjo qeveri mund të negocioi vetëm për ndonjë bursë me vende tjera.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka shkruar se deri me tani Franca nuk i ka dhënë asgjë Qeverisë Kurti.

“Serbia eshte afer marrveshjes me Francen per blerjen e 12 aeroplaneve luftarak Rafale. Vlera e tyre 3 miliarde Euro. Jo 3 milione, as 300 milione, po 3 miliarde! Kosova po dojke me e negociu nje marrveshje per nje burse magjistrature per Albin Kurtin, diçka ne nje teme poststrukturalizmi, se i kish pas lan pa mend francezet me njohurite e tij te thuketa, konçize, kur ish kane njehere ne Paris. Vlera e burses diku 15 mije Euro. Hajgare, se as kete burse s’ta ka pa Kosova. Prej Frances, per Albin Kurtin, veç t’trashte e Sulsë”, ka shkruar ai.

Share: