TË FUNDIT

Së fundmi, një mërgimtar nga Kosova ka ndarë një histori qesharake në emisionin Radar të televizionit Dukagjini, me temën “Çka keni harruar diçka të rëndësishme?”.

Ai tregoi se si e kishte harruar djalin e tij 17 vjeçar në një pompë benzini në Kroaci, dhe e kuptoi pas gati 80 kilometrave rrugë.

“Unë e kam harruar djalin në një pompë benzini në Kroaci, e kam kaluar edhe një shtet, deri në Slloveni”, dëgjohet të thotë burri, i cili tregon se janë ndalur në një pompë benzini për ta mbushur veturën me derivat dhe i ka pyetur fëmijët se a kanë nevojë për tualet.

Më pas, ai thekson se kishin dalë për shëtitje me gruan e tij dhe nuk vonuan shumë dhe e vazhduan rrugën përsëri, pa e ditur se i mungon njëri nga anëtarët e familjes i cili kishte shkuar në tualet. “E morëm makinën, vazhduam në Slloveni, kufitarit ia dhashë pesë pasaporta, e nuk e kuptoi. Më vonë, u ngrit vajza dhe tha se Iliri nuk është këtu”, shtoi ai.

Si përfundim, ai tregon se është kthyer përsëri pas dhe e ka gjetur djalin “me duar në xhepa”, i bindur se familja e tij do të kthehet për ta marrë.

Share: