Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Në këtë aksident, 6 persona kanë mbetur të lënduar.
Demokracia.com ka kontaktuar Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka dhënë detaje mbi rastin.
“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.”, u shpreh Ahmeti.