TË FUNDIT

Deputeti i zgjedhur, Albin Kurti, doli me ecje të shpejtë nga Kuvendi pas dështimit të VV-së për ta zgjedhur kryetare të Kuvendit deputeten Albulena Haxhiu.

Me të dalë nga ndërtesa e Kuvendit, deputet Kurti u pa i rrethuar me truproja, të cilat i gëzon në kuadër të funksionit të kryeministrit në detyrë.

Por a po zbatohen masa të tepërta për mbrojtjen e tij, kur duhej të bënte vetëm disa hapa deri te ndërtesa e Qeverisë?

Para gazetarëve, Kurti u përcoll nga disa truproja të mbrojtjes së afërt. Njëri anëtar i ekipit të sigurisë kishte në dorë një mburojë të palosshme antiplumb, ndërsa një tjetër mbante një çadër të zezë.

Çadra mund të përdoret kundër shiut, por me gjasë edhe në rast të ndonjë “sulmi” me vezë ndaj deputetit të zgjedhur, duke marrë parasysh se Kurti e kishte përdorur këtë metodë ndaj kundërshtarëve politikë në të kaluarën. Siguri apo paranojë?

Share: