Terroristi serb Milan Radojçiq i cili pas sulmit terrorist në Banjskë, u tërhoq nga të gjitha kompanitë në Serbinë qendrore dhe ia la ato Zvonko Veselinoviqit, një tjetër kriminel serb, i dha fund edhe biznesit të tij në Kosovë.
Është mbyllur zyrtarisht edhe restoranti “Grey”, i cili drejtohej nga bashkëshortja e tij Ema Radojçiq, shkruan Ballkani.info.
Milan Radojçiq është ende i lirë, edhe pse kundër tij janë duke u zhvilluar procedura penale si në Beograd ashtu edhe në Kosovë për shkak të rastit Banjska dhe vdekjes së katër personave, mes tyre edhe heroit të Kosovës, polici Afrim Bunjaku.
Ai mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023.