TË FUNDIT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Ferizajit, ku pas të shtënave me armë zjarri, një grua ka mbetur e vrarë, teksa një person tjetër është plagosur.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ku u shkëmbyen me armë zjarri.

Lajmin për Periskopin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

I dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj raportohet se është bashkëshorti i viktimës, këtë për Periskopin e konfirmoi Kryeprokurori, Shukri Jashari.

Sipas sinjalit personi i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes është Valon Aliu.

Share: